
Kina ka vendosur të lehtësojë më tej masat kundër koronavirusit që çuan disa ditë më parë në protesta të dhunshme në qytetet kryesore të vendit.
Kështu, duke filluar nga 8 janari, të huajt që hyjnë në vend nuk do e kenë të detyruar të hyjë në karantinë.
Pas tri vitesh kufijsh të mbyllur, kjo do ta rihapë vendin në mënyrë efektive për ata që kanë viza pune dhe studimi ose që kërkojnë të vizitojnë familjen.
Por ekspertët e shohin me skepticizëm këtë lëvizje të fundit të Kinës, e cila po vuan një valë tjetër infektimesh me virusin vdekjeprurës.
Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se spitalet janë të tejmbushura me të moshuar të infektuar me koronavirus.
Kina ka aplikuar që në fillim të pandemisë masat më të forta kundër përhapjes së virusit të cilat nuk rezultuan aspak efektive. Muajt e fundit, perëndimi i ka ofruar ndihma edhe me vaksina, por nuk janë mirëpritur nga Pekini zyrtar. (A2 Televizion)