Nis përballja historike me Poloninë, Shqipëria luan “finalen” e parë për ëndrrën e Botërorit  

Nga A2 CNN
26 Mars 2026, 20:59 | Sport

Nis përballja historike me Poloninë, Shqipëria luan

Ka nisur përballja historike Poloni-Shqipëri, ku një fitore në Varshavë do të ishte një hap shumë i rëndësishëm për kuqezinjtë në ëndrrën amerikane të Botërorit.

Minutat e para të sfidës u dominuan nga ekipi polak që nisi ofensivën në portën e Strakoshës, por kuqezinjtë e Silvinjos reaguan në minutat në vijim, duke krijuar disa kundërsulme të rrezikshme. Arlind Ajeti u dëmtua gjatë një aksioni në portën kundërshtare, duke u zëvenduar me Ismajlin në minutën e 17'.

Në rast të një suksesi, kombëtarja shqiptare do të kalonte në finale të Play Off-it, aty ku do të luante me fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi. Trajneri Silvinjo i ka qendruar besnik formacionit të tij të zakonshëm, ku ndryshimi i detyruar është Manaj që mungon në majën e sulmit.

Në fushë për Shqipërinë sot janë: Strakosha; Mitaj, Gjimshiti, Ajeti, Hysaj; Asllani, Shehu, Laçi; Hoxha, Bajrami dhe Uzuni.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos