Përballja me Poloninë, Vata: Shqipëria të guxojë më shumë, Polonia nervoze dhe e brishtë në mbrojtje

Nga A2 CNN
26 Mars 2026, 21:24 | Sport

Ish-lojtari i kombëtares Rudi Vata komentoi Live në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, paraqitjen e deritanishme të Shqipërisë, në përballjen historike ndaj Polonisë. Vata thekson se kuqezinjtë duhet të tregohen më të guximshëm pasi Polonia duket nervoze dhe e brishte në mbrojtje.

Jam i kënaqur deri tani me performancën e kombëtares, por do të isha më i kënaqur sikur t’i shfrytëzonim ato dy mundësitë që na dhanë me ato dy gabimet. Shikoj që është skuadër e britshtë në mbrojtje Polonia, ndoshta duhet të jemi më guximtar në situata, Hoxha dhe Bajrami kur marrin topin kthehen mbrapa, në vend që të sulmojnë zonën e 18-metërshit, aty ku shënohet gola. Ata janë me nerva, s’janë të qetë, s’janë të qartë. Të shohim, besoj që loja do stabilizohet dhe do vijë momenti i rastit, për të parë nëse jemi të zotë të shënojmë. Polonia është nervoze, dhe po menaxhohet mirë”, tha Vata.

Në rast të një suksesi, kombëtarja shqiptare do të kalonte në finale të Play Off-it, aty ku do të luante me fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos