Poloni-Shqipëri, kundërshtarët mbyllin kupolën e stadiumit, Gjoka: Shenjë që ua kanë frikën kuqezinjve

Nga A2 CNN
26 Mars 2026, 20:35 | Sport

Polonia ka vendosur të mbyllë kupolën e stadiumit "PGE Narodowy" për përballjen e sotme të Play Off-it kundër Shqipërisë, e vlefshme për kualifikimin në Botëror.

Trajnerja Elda Gjoka e sheh këtë manovr si shenjë frike nga kundërshtari, që do të përpiqet të ushtrojë trysni duke rritur presionin mbi kuqezinjtë.

Duke folur në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Gjoka shprehet: “Kupola e stadiumit do të mbyllet tërësisht. Është njoftuar mbyllja totale që nënkupton në aspektin psikologjik atë dominancë....Fakti që mbyllet kështu kupola bën që të oshtijë shumë tifozeria polake duke shkaktuar një trysni jashtëzakonisht të madhe. Kjo u përfol si kleçkë. Jemi 3 mijë vetë, ata janë mbi 10-fish, dhe kjo trysni do të ushtrojë mbi lojtarët një tjetër efekt, për t’i shpërqendruar dhe mpakur. Nëse kundërshtari ia ka bërë këtë manovër Shqipërisë tregon që ia ka frikën. Pastaj lojtarët do jenë gladiatorët dhe s’pyesin për zhurma”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos