Futbollisti i Napolit, Luis Hasa lë Italinë dhe zgjedh kombëtaren shqiptare

Nga Dea Kozma
28 Mars 2026, 13:25 | Sport

Një talent premtues pritet t’i bashkohet shumë shpejt kombëtares shqiptare. Emri i tij është Luis Hasa, i cili edhe pse i lindur dhe rritur në Itali, ka zgjedhur të përfaqësojë Shqipërinë edhe pse ka qenë pjesë e moshave të Italisë.

Mesfushori i lindur në vitin 2004 nga Sora në fakt ka vendosur të pranojë një thirrje në ekipin kombëtar të Shqipërisë, vendin e origjinës së prindërve të tij; një vendim i bërë zyrtar edhe nga FIFA në platformën që lidhet me ndryshimet e federatave ndërkombëtare të lojtarëve të regjistruar.

Hasa edhe pse shumë i ri në moshë, në karrierën e tij ka luajtur në disa prej klubeve më me emër në Itali. Pasi kaloi ekipet e të rinjve të Juventusit, u transferua te Lecce dhe më pas u ble nga Napoli verën e kaluar, të cilët e kanë huazuar në Toskanë për të marrë më shumë minuta.

Aty, Luis Hasa po dëshmon të jetë një nga organizatorët më të qëndrueshëm, duke shënuar 5 gola dhe 3 asistë në 25 paraqitje. Në vitet e fundit, Hasa ka veshur fanellën e ekipit kombëtar të Shqipërisë nën 15 vjeç dhe ato të ekipeve kombëtare italiane nën 19 vjeç (21 paraqitje), nën 20 vjeç (5 paraqitje) dhe nën 21 vjeç (3 paraqitje).

Pa dyshim, i riu Luis Hasa pritet të jetë një vlerë e shtuar e kombëtares shqiptare që me talentin e tij premton shumë për të ardhmen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos