Champions League, Atalanta pret Bayernin, Liverpool përballet me Galatasaray

Nga Dea Kozma
10 Mars 2026, 19:46 | Sport

Champions League, Atalanta pret Bayernin, Liverpool përballet me

Mbrëmjen e të martës rikthehet spektakli i Champions League që garanton emocione të mëdha.

Pasi mposhti Borussia Dortmund në fazën eliminatore, fati i Atalantës flet përsëri gjermanisht, por këtë herë vështirësia është më e madhe pasi përballen me Bayern Munich në fazën e 1/8.  Kërcënimi numër një për bergamaskët mbetet Harry Kane. Shifrat e anglezit janë të frikshme, dhe pothuajse joreale pasi ka shënuar 45 gola në 37 paraqitje këtë sezon.

Bayerni ka rikthyer edhe Musiala-n, i cili, së bashku me Olise-n, Gnabry-n dhe Luis Diaz-in, formon një mesfushë sulmuese të frikshme.

Në ndeshjet e tjera të Ligës së Kampionëve, Barcelona përballet me Neë Castle. Në letër një kundërshtar i kalueshëm për katalanasit edhe pse mungesat mund të jenë nëj dhimbje e madhe koke për teknikun Hansi Flick. Balde, Christensen, De Jong, Gavi dhe Koundé mbeten jashte planeve të spanjollëve megjithatë nuk do të ketë asnjë justifikim dhe objektivi i vetëmë është fitore

Duel i bukur në letër është dhe Atlético Madrid kundër Tottenham. Spurs kanë 6 ndeshje pa fituar në Premier League megjithatë kur vjen puna në Champions, motivimi është shumë herë më i madhe.. Në anën tjetër Atletiko luan me formacionin më të mirë pasi i ka të gjithë lojtarët në dispozicion. 

Dueli që kompleton natën magjike të Championsit është  ​​Galatasaray kundër Liverpool. The Reds bëjnë llogaritë pa Alisson, Bradley, Chiesa, Endo dhe Isak ndërsa për turqit nuk ka mungesa.

Ndërkaq të mërkurën në mbrëmje spikasin dy takimet që janë konsideruar finale të parakohshme, Real Madrid-Manchester City dhe PSG-Chelsea ndërsa dy sfidat e tjera, Bodo/Glimt sfidon Sporting Lisbonën dhe Leverkusen përballet me Arsenal. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos