Lufta në Lindjen e Mesme, anulohet ndeshja e kombëtares shqiptare në Turqi

Nga A2 CNN
5 Mars 2026, 13:07 | Sport

Lufta në Lindjen e Mesme, anulohet ndeshja e kombëtares shqiptare

Ndeshja miqësore mes SHBA U-21 dhe Shqipërisë U-21, e planifikuar për t’u zhvilluar më 30 mars në Antalia, Turqi, është anuluar, raporton A2CNN. 

Sipas FSHF shkak është bërë situate e krijuar në Lindjen e Mesme dhe për çështje sigurie. Kombëtarja shqiptareka vendosur të mos udhëtojë drejt Turqisë, duke e bërë të pamundur zhvillimin e kësaj ndeshjeje miqësore.

Ndërkohë, FSHF po shqyrton mundësinë për të gjetur një kundërshtar tjetër për Kombëtaren U-21, për të zhvilluar një ndeshje miqësore në të njëjtën datë, më 30 mars. Gjithashtu, Shqipëria U-21 ka të programuar të luajë testin e parë miqësor të marsit ndaj Japonisë U-21 më 27 mars në Antalia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos