Pas një tjetër sezoni të suksesshëm me Manchester City, ku u shpall kampion i Anglisë, por edhe për faktin që Norvegjia e tij nuk ia doli të ishte në Europian, Erling Haaland ka nisur pushimet më herët këtë vit.
Pak ditë pasi shënoi 3 gola në fitoren e kombëtares së tij kundër Kosovës, 23-vjeçari u fotografua në Saint-Tropez të Francës, i shoqëruar nga miq dhe babai i tij Alfie.
Përveç plazhit dhe shëtitjeve me motor uji, sulmuesi norvegjez shijoi edhe jetën e natës në Saint-Tropez.
Haaland frekuenton rregullisht gjatë pushimeve pikat më të bukura turistike të Europës dhe nuk kursehet në shpenzime. Vite më parë, në mediat greke bëri bujë lajmi se për një drekë në një prej restoranteve më të shtrenjtë në Mikonos, norvegjezi kishte paguar faturën prej 500 mijë eurosh, duke lënë edhe 20 mijë euro bakshish. (A2 Televizion)