Mediat kroate zbulojnë sulmuesin titullar për ndeshjen me Shqipërinë

Nga A2 CNN
18 Qershor 2024, 11:27 | Live Euro 2024

Mediat kroate zbulojnë sulmuesin titullar për ndeshjen me

Sulmuesit e Dinamos së Zagrebit, Bruno Petkoviç do t’i besohet maja e sulmit kroat në derbin ballkanas që luhet mesditën e nesërme në Hamburg.

Për sfidën me Shqipërinë trajneri Zlatko Daliç po përgatit ndryshime në skuadër dhe përveç shkrirjes së trekëndëshit të mesfushës Modriç-Kovaçiç-Brozoviç, sulmi do jetë reparti tjetër që do të preket.

Sipas “Sportske novosti”, që i referohet burimeve nga stafi teknik i Kroacisë, Petkoviç do të startojë nga minuta e parë. Shoku i skuadrës së Arbër Hoxhës duket se ka fituar balotazhin me Budimir, të cilit iu besua sulmi në ndeshjen e parë të grupit, ku u mundën 3-0 nga Spanja.

Budimir pritej të thyente mbrojtjen spanjolle nisur nga fakti që luan tek Osasuna dhe i njeh mirë iberikët, por kjo nuk ndodhi. Ndaj Shqipërisë, Daliç pret që Kroacia e tij të ketë më shumë posedim të topit dhe të dominojë në mesfushë, ndaj do të përdoret Petkoviç për të depërtuar më lehtë në mbrojtjen kuqezi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos