Franca i falet një autogoli ndaj Austrisë, Mbappe largohet i gjakosur

Nga A2 CNN
17 Qershor 2024, 22:49 | Live Euro 2024

Franca ka marrë 3 pikët në sfidën e parë të Euro 2024 ndaj Austrisë, që janë edhe më të rëndësishme, por ka zhgënjyer me lojën e zhvilluar.

Austriakët provuan t’i befasonin “gjelat” në fillim, por ekipi i Deschamps, kaloi në avantazh pas një autogoli të Wober në minutën e 38. Ishte Mbappe që krosoi një top në zonë dhe aksidentalisht devijimi i mbrojtësit austriak ishte vendimtar.

Franca i falet një autogoli ndaj Austrisë, Mbappe largohet i gjakosur

Edhe në pjesën e dytë, Franca kishte disa raste të mira për të dyfishuar shifrat, por pa sukses. Trajneri Deschamps freskoi skuadrën, duke larguar Dembele dhe Rabio, ndërsa në fushë aktivizoi Kolo Muani dhe Kamavinga. Megjithatë, deri në fund, rezultati nuk ndryshoi dhe Franca siguroi 3 piket e para.

Mbappe, ylli i francezëve humbi një rast flagrant, ndërsa në fund u largua për shkak të një dëmtimi në hundë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos