Ndeshja me Italinë për EURO 2024, tifozat Kuq e Zi japin njoftimin e rëndësishëm

Nga A2 CNN
13 Qershor 2024, 13:49 | Live Euro 2024

Ndeshja me Italinë për EURO 2024, tifozat Kuq e Zi japin njoftimin e

Për të gjithë ata që do të jenë në Gjermani për të parë ndeshjen e parë të kombëtares përballë Italisë, Tifozat Kuqezi kanë një njoftim të rëndësishëm.

Me anë të një statusi në profilin e tyre zyrtar, ato njoftojnë vendtakimin, ku festa do të nisë në orën 14:00, për të vijuar me marshimin në grup drejt stadiumit.

“Të dashur Tifoza, Vendtakimi jonë përpara ndeshjes Itali - Shqipëri në Dortmund do të jetë në “Westpark”, në adresën: Rittershausstraße, 44137 Dortmund, Germany

Atmosfera para ndeshjes do të fillojë që në orën 14:00 dhe marshimi për në stadium në grup do të bëhet në ora 17:15 nga Möllerbrücke”, thuhet në njoftim.

Në fund, një mesazh në mbështetje të kombëtares.

“Përjetësisht me ty Shqipëri”, përfundon njoftimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos