Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte në stadium për të parë nga afër ndeshjes Shqipëri-Kroaci, e në përfundim të saj nuk i ka kursyer lëvdatat për kuqezinjtë.
Ai shprehet se një atmosferë e tillë nuk mund të përsëritet, ku kombëtarja shqiptare ishte e barabartë në fushë me një ekip si Kroacia, nënkampione bote.
Në fund, postimin e tij, Kurti e mbyll me “Ëndrra vazhdon.
“Çfarë Shqipërie që na mbush ndjenja dhe entuziazëm! Pjesa e parë ishte e jona. Pjesa e dytë e Kroacisë. Në fund u ndamë me nga një pikë secila. Atmosferë që nuk përsëritet me lojë të bukur futbolli. Ëndrra vazhdon”, shkruan Kurti. (A2 Televizion)