Kapiteni Berat Gjimshiti tha se është i lumtur për barazimin, megjithatë theksoi se nuk mund t’i kapërdijnë lehtë 2 golat që pësuan në pak minuta.
“Jam i lumtur sepse reagimi ka qenë shumë i fortë, e meritonim këtë barazim, por prap nuk jam i lumtur me 2 golat që pësuam, kemi qenë shumë agresiv dhe ato 2 gola, nuk e di, duhet t’i përpijmë sepse për mbrojtjen është shumë i vështirë kur merr 2 gola. Kanë munguar agresiviteti, faullet.
Sot ishin të gjithë gati të japin 100% në fushë dhe përballë emrave të mëdhenj, që është mesfusha e tyre.
Spanja është një kundërshtar i fortë dhe te Shqipëria kjo dihet, megjithatë kapiteni thotë se do të futen në fushë për të provuar shansin, që t’i marrin një fitore, atyre që i konsideron si favoritë për të fituar EURO 2024.
“Spanjën e njohin e gjithë bota, është favoritë kryesor për të fituar kampionatin, do mundohemi t’i analizojmë shumë dhe t’i bezdisim, do provojmë shanset tona.
Ai pati edhe një koment për Elesid Hysajn, i cili pas ndeshjes me Italinë, u kryqëzua nga fansat.
“Tifozët gjithmonë on top, i falenderoj për përkrahjen, pjesa më e madhe ka qenë pozitivë dhe krenari, dhe aq më shumë jam i lumtur në fushë për Elseid Hysaj, i bëj komplimente, ai ka eksperiencë dhe jam shumë i lumtur për të që ka bërë një ndeshje fantastike”, tha Gjimshiti. (A2 Televizion)