Më i kritikuari, Hysaj: Nuk vij për pushime, jap maksimumin! Ta provojmë me Spanjën

Nga A2 CNN
19 Qershor 2024, 17:41 | Live Euro 2024

Më i kritikuari, Hysaj: Nuk vij për pushime, jap maksimumin! Ta

Pas kritikave të shumta pas ndeshjes me Italinë, mbrojtësi Elseid Hysaj është shfaqur i buzëqeshur pas barazimit me Kroacinë.

Ai i është përgjigjur kritikëve jo vetëm në fushën e lojës, por edhe pas ndeshjes duke thënë se me kombëtaren jep gjithmonë maksimumin.

“Ndeshja sot tregoi se mund ta kishim fituar, por edhe barazimi nuk ishte keq. Mbas të gjithë asaj që ka ndodhur, unë do të duhej të reagoja. Unë nuk vij për të kaluar kohën, por për të bërë maksimumin. Jam krenar që jam shqiptar. Duhet ta provojmë me Spanjën. Të japim 100% dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Hysaj pas Kroacisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos