Barazimi me Kroacinë, reagon Rama: Kjo quhet krenari!

Nga A2 CNN
19 Qershor 2024, 17:34 | Live Euro 2024

Barazimi me Kroacinë, reagon Rama: Kjo quhet krenari!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me anë të një postimi në Facebook pas barazimit 2-2 të Shqipërisë me Kroacinë në Euro 2024.

Ndër të tjera, teksa ka shpërndarë një foto pas golit të parë të Laçit, Rama shkruan “kjo quhet krenari”.

“Përballë një skuadre shumë më të fortë në letër dhe me shumë më shumë eksperiencë në këto nivele ishte një Shqipëri e re, e përkushtuar me mish e me shpirt ndaj flamurit kuqezi, e cila të mbush me krenari, me dashuri, me respekt e me optimizëm për rrugën përpara, përtej këtij Europiani, falë djemve të jashtëzakonshëm dhe publikut të saj po aq të jashtëzakonshëm.

Kokën lart dhe kështu përpara, me pasion, shpirt skuadre, përpjekje deri në fund për të bërë më të mirën”, shkruan Rama në Facebook. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos