Një grup tifozësh shqiptarë të mbledhur nga vende të ndryshme të Europës në Këln do të udhëtojnë drejt Dortmundit për të ndjekur kombëtaren shqiptare në përballjen e parë me Italinë. Në një lidhje të drejtpërdrejt me Ditarin e Bruna Çifligut në A2 CNN, ata sollën atmosferën kuqezi para ndeshjes. Krahas flamurit shqiptar ata mbajnë në duar edhe fanellën e Cikalleshit, i cili nuk është më pjesë e formacionit të kombëtares.
“Jemi një grup tifozësh nga Zvicra, Shqipëria, Gjermania, Suedia, Anglia, Diaspora, Islanda dhe Shqipëri Etnike nga të gjitha anët. Mbështetja kuqezi nuk ka munguar dhe nuk do të mungojë. Tifozët kuqezi janë përjetësisht. Kemi fanellën e Cikalleshit për respekt të këtij lojtari”.
Ata shprehen të sigurt në fitoren e Shqipërisë përballë Italisë dhe parashikojnë 1-0 për Shqipërinë.
“Shkojmë në Dortmund për fitore”, shprehen ata. (A2 Televizion)