10 faktet më të çuditshme nga futbolli që ndoshta nuk i dini

Nga A2 CNN
28 Maj 2024, 10:47 | Futboll

10 faktet më të çuditshme nga futbolli që ndoshta nuk i

A e ke menduar ndonjëherë që një mesfushor mund të bëjë më shumë se 4 mijë pasime dhe të mos realizojë asnjë asist? Po të arrish 99 pikë, të shënon 99 gola dhe në fund të mos e fitosh kampionatin? 5 gola nga i njëjti lojtar në vetëm 9 minuta?

Me siguri këto statistika duken të pabesueshme, por në fakt janë të vërteta. Më poshtë do të gjeni 10 faktet më të çuditshme nga bota e futbollit profesionist.

1-Mesfushori italian Jorginho ka realizuar më shumë se 4 mijë pasime, por nuk ka dhuruar asnjë asist.

2-Tottenham ka luajtur në 60 sezone radhazi në Premier League, por nuk ka arritur ta fitojë asnjë herë titullin.

3-Fenerbahce grumbulloi këtë sezon 99 pikë, realizoi 99 gola, me vetëm një humbje, por në fund titullin e fitoi Galatasaray, me 102 pikë.

4-Lionel Messi ka realizuar 91 gola në një vit kalendarik

5-Sergio Ramos ka marrë 26 kartonë të verdhë në 38 ndeshje

6-Leverkusen ishte i pamposhtur në 51 ndeshje radhazi, derisa humbi finalen e Europa League 3-0 me Atalanta-n.

7-Lewandowski realizoi 5 gola në 9 minuta.

8-Olivier Giroud mbylli trofeun e Kupës së Botës në Rusi, 546 minuta në fushën e lojës, dhe nuk goditi asnjëherë në portë. Në fund, Franca fitoi trofeun.

9-Real Madrid ka fituar 3 trofe radhazi të Champions League

10-Një top i goditur nga Eric Baillye përfundoi jashtë stadiumit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos