Çela raporton në Kuvend, Berisha: Ia keni hequr kompetencat, nekrologji për reformën!

Nga A2 CNN
27 Tetor 2025, 14:24 | Politikë

Çela raporton në Kuvend, Berisha: Ia keni hequr kompetencat,

Sali Berisha, teksa raportonte në Kuvend kryeprokurori Olsian Çela, tha se atij i janë hequr të gjitha kompetencat.

“Ftoj çdo deputet në këtë sallë të hapë Kushtetutën. Dhe në qoftë se lexoni Kushtetutën, ai zotëri nuk ka në mënyrë absolute asnjë tagër në Kushtetutë për ato që i thoni ju rezolutë. Se e kanë zhveshur nga çdo lloj kompetence, të jemi të vërtetë, dhe e thërrasin sikur të ishte me Kushtetutën e vjetër", tha Berisha, shkruan A2.

"Ju lexuat një rezolutë me seri nenesh duke shtruar kërkesa, të cilat Kushtetuta dhe ligji nuk ia njeh asnjë atij. Prandaj dhe pse e ngrita këtë? Ai nuk ka përgjegjësi, se ai ka ardhur në parlament për të referuar. Por këtë e ngrita për shkallën e lartë të papërgjegjshmërisë që dëshmohet. Nuk ka asnjë lidhje me parlamentin. Nuk ka asnjë fuqi mbi prokurorët se ia ka KLP-ja. Është, sipas këtij libri, përfaqësues në marrëdhënie ndërkombëtare i shtetit shqiptar si prokuror. Kaq. Prandaj të mos bëjmë gjëra të tilla. Të mos bëjmë gjëra të tilla! I keni hequr çdo kompetencë dhe tani lexoni një rezolutë, e cila në fakt është një nekrologji, jo për personin, por për Prokurorin e Përgjithshëm. Për reformën. Kjo është e vërteta. Të paktën, kur vini në parlament, kur zgjidheni, lexojeni Kushtetutën se do u ndihmojë”, shtoi kreu i Partisë Demokratike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos