Ish-ministri i qeverisë “Kurti 2” emërohet drejtor i Portit të Durrësit

Nga A2 CNN
27 Tetor 2025, 13:57 | Aktualitet

Ish-ministri i qeverisë “Kurti 2” emërohet drejtor i

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro përmes një postimi në Facebook, të shoqëruar me një foto përkrah ish-ministrit të Infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliu, konfirmoi raportet për emërimin e tij në krye të Portit të Durrësit.

“Shumë i bukur lajmi për emërimin e Liburn Aliut në krye të Portit të Durrësit! Përherë e kemi thënë se Durrësi është porta e përbashkët drejt Adriatikut si për Shqipërinë dhe Kosovën, prandaj nuk mund të kishte zgjedhje më të mirë për ta mishëruar këtë vizion e ndjesi, se sa Liburni, një atdhetar dhe funksionar i sprovuar publik, me të cilin si ish-Ministre e Mjedisit kam pasur marrëdhënie të shkëlqyera bashkëpunimi gjatë kohës kur edhe ai drejtonte sektorët e mjedisit dhe planifikimit hapësinor si Ministër në Kosovë”, shkruan Kumbaro.

Ish-ministri i qeverisë “Kurti 2” emërohet drejtor i

Teksa uronte ish-ministrin e qeverisë “Kurti 2” për detyrën e rëndësishme, Kumbari vlerësonte edhe ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku për zgjedhjen që ka bërë për t’i besuar atij drejtimin e portit.

Zgjedhje e goditur Belinda Balluku. Urime e me krahë të lehta!”, shtonte Kumbaro më tej, në postimin të cilin e fshiu disa minuta pasi e publikoi në Facebook. (A2 Televizion)

 

A2 CNN Livestream

Latest Videos