
Burnley i Armando Brojës ka fituar 3-2 në transfertë ndaj Ëolverhampton, por sulmuesi shqiptar nuk u aktivizuar fare në këtë ndeshje.
Kjo është ndeshja e dytë radhazi që futbollisti kuqezi nuk merr minuta në Premier League, shkruan A2.
Në ndeshjet e tjera të kësaj dite në kampionatin anglez, Manchester City ka pësuar disfatë 1-0 në Birmingham, në ndeshjen e luajtur ndaj Aston Villa.
Vendasit realizuan me Cash, pas vetëm 19 minutash lojë. “Qytetarët” u përpoqën që të reagojnë, por shifrat mbetën të njëjta deri në fund.
Në ndeshjen tjetër, Arsenali mundi 1-0 skuadrën e Crystal Palace, duke marrë 3 pikë dhe duke shkuar në kuotën e 22 të tillave, në krye të klasifikimit.
(A2 Televizion)
