Tirana rinovon me talentin e mesfushës

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2024, 18:08 | Futboll

Tirana rinovon me talentin e mesfushës

Tirana ka rinovuar me një nga lojtarët kyç të skuadrës. Bardheblutë kanë zgjatur bashkëpunimin me Ermal Metën.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi kryeqytetas nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, shkruan A2. 

“Ermal Meta rinovon me kampin bardh’ e blu. Mesfushori do të vijojë të kontribuojë për klubin në përmbushjen e objektivave të reja”, ka shkruar klubi bardheblu.

Futbollisti 19-vjeçar është produkt i Tiranës, teksa ka dalë nga akademia e bardhebluve. Gjithashtu është bërë pjesë e ekipit të parë të skuadrës në verën e vitit 2023. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos