
Barcelona ka pësuar katër gola që në pjesën e parë për herë të dytë që nga sezoni 2004/05.
Në Champions League, në gusht 2020, Barcelona u shkatërrua 8-2 në çerekfinale nga Bayern Munchen. Atëherë katalanasit pësonin gola nga Muller (2), Perisic dhe Gnabry në 45 minutat e para.
Ndërkohë që dje, Atletico Madrid i dha leksion futbolli Barcelonës, teksa e mposhti me rezultatin 4-0, në duelin e parë gjysmëfinal të Kupës së Mbretit. Ashtu si Bayern 6 vite më parë, ekipi i Diego Simeones shënoi 4 gola në pjesën e parë, shkruan A2.
Fillimisht, ishte portieri Joan Garcia që gaboi rëndë pas një topi të kthyer mbrapa nga Eric Garcia, duke i falur golin e parë vendasve.
Më tej, Griezmann, Lookman dhe Alvarez plotësuan pokerin ndaj Barcelonës.
Kjo ishte gjithashtu humbja e parë e Hansi Flick në Kupën e Mbretit. (A2 Televizion)