“Turqia është shumë lart në krahasim me Serie A të Italisë”! Bicaj flet për lojtarët shqiptarë: Alanyaspor e rreh Leccen dhe Pisën

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2026, 13:41 | Futboll

I ftuar në studion e “Mega Sport” nga Altin Sulçe, në A2CNN, trajneri Ditmar Bicaj, është ndalur te niveli i futbollit në Turqi, ku luajnë shumë futbollistë shqiptarë, së fundmi edhe Kristjan Asllani.

“E para janë njerëzit, mënyra se si turqit e duan futbollin, është e një niveli tjetër. Unë do të veçoja tre vende në botë që e duan shumë futbollin: Brazil, Argjentinë dhe Turqi. Pastaj, ka shumë para aty. Ka marrë një bum pas vitit 2018, ka shumë yje që po shkojnë aty, stadiumet që janë mbështetur nga shteti, organizimi i ekipeve…”, tha fillimisht Bicaj.

“Në Ligën e Parë (kategoria e dytë) futbollistët paguhen 250 mijë dollarë. Në elitë pastaj fillojnë nga 1 milionë dollar e lart, se kemi shumë shokët tanë që luajnë aty. Po të shohësh kampionatin italian me atë turk ka diferencë, Turqia është më lart, thjesht ne jemi të dashuruar me Italinë. Po të kapësh bazën stërvitore, hotelet, ekipet, organizimin, Turqia është nivel tjetër. Të krahasojmë Pisën apo Leccen me Alanyaspor, ka shumë diferencë”, shtoi Bicaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos