
Como ka eliminuar Napolin nga Kupa e Italisë dhe ka siguruar, pas plot 40 vitesh, një biletë për në gjysmëfinalen e këtij kompeticioni.
Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1 pas golave të Baturinës dhe Vergarës, në minutat 39 dhe 46, teksa skuadra e Fabregas kaloi turin pas serisë së 11-metërshave, shkruan A2.
Lukaku dhe Lobotka gabuan për Napolin, duke i "dhuruar" kualifikimin Comos.
Në gjysmëfinale, Como do të përballet me Interin, që eliminoi javën e kaluar Torinon. (A2 Televizion)