
Arman Durmishi vijon të shkëlqejë me fanellën e ekipit U20 të Juventusit, ku aktivizohet rregullisht, edhe pse është vetëm 17 vjeç.
Lojtari i cili braktisi Slloveninë për të veshur ngjyrat kuqezi la shenjën e tij në çerekfinalet e Kupës së Italisë për këtë grupmoshë, ku përballë Juves ishte Interi, në portën e të cilit aktivizohej shqiptari Alain Taho, shkruan A2.
Durmishi e nisi ndeshjen nga stoli, për t’u aktivizuar vetëm në pjesën e dytë të sfidës të cilën ekipi i tij e kryesoi që në minutat e parë.
Sulmuesi shqiptar, në mundësinë e parë që iu shfaq në minutën e 81-të, nuk gaboi duke shënuar atë që ishte goli i rezultatit të përkohshëm 2-0.
Ky ishte goli i 7 për Durmishin në këtë sezon, në 15 ndeshje me fanellën e Juventusit U20.
(A2 Televizion)