Atletico turpëron Barcelonën, e mposht me goleadë në Kupën e Mbretit

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2026, 08:17 | Futboll

Atletico turpëron Barcelonën, e mposht me goleadë në

Atletico Madrid i dha leksion futbolli Barcelonës, teksa e mposhti me rezultatin 4-0, në duelin e parë gjysmëfinal të Kupës së Mbretit.

Të gjithë golat, ekipi i Diego Simeones i shënoi në pjesën e parë, shkruan A2.

Fillimisht, ishte portieri Joan Garcia që gaboi rëndë pas një topi të kthyer mbrapa nga Eric Garcia, duke i falur golin e parë vendasve.

Më tej, Griezmann, Lookman dhe Alvarez plotësuan pokerin ndaj Barcelonës.

Kjo ishte gjithashtu humbja e parë e Hansi Flick në Kupën e Mbretit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos