
Ditën e sotme, në orën 18:00, Kombëtarja shqiptare do të përballet në stadiumin ‘Air Albania’ me Anglinë, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit.
Kuqezinjtë kanë prerë biletën për në Play Off, ndërsa “3 Luanët” kanë siguruar botërorin prej kohësh, shkruan A2 CNN.
Pak minuta më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare të të dy skuadrave. Si trajneri Sylvinho, ashtu edhe Tuchel, kanë vendosur për titullarët.
Në këtë takim, siç edhe pritej, ka shumë ndryshime nga të dyja palët. Ndeshja gjykohet nga italiani Guida.
Shqipëria do të luajë me: Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Aliji; Asllani, Ramadani, Laçi; Hoxha, Bajrami, Uzuni.
(A2 Televizion)
