Barcelona bën "vetëvrasje" në shtëpi, Atletico e barazon në krye të renditjes

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2024, 08:38 | Futboll

Barcelona bën "vetëvrasje" në shtëpi, Atletico e

Barcelona ka humbur 0-1 ndaj Leganesit mbrëmjen e së dielës, duke bërë që Atletico Madrid ta barazojë në krye të klasifikimit, me madrilenët që kanë një ndeshje më pak.

Një gol i Gonzalez në minutën e katërt i shkaktoi humbjen e katërt në 18 javë Barcelonës, që duket se po kalon një moment të vështirë në kampionat.  

Katalanasit regjistruan 4 gjuajtje në portë në duelin e mbrëmjes së sotme, teksa shpërdoruan raste të shumta shënimi.  

Në duelin e radhës Barcelona do të përballet me Atletico Madrid, duke e kthyer ndeshjen në një test nëse ekipi i Hansi Flick është apo jo rival për titull në këtë sezon.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos