Milan zhgënjen në festën e ditëlindjes

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2024, 08:26 | Futboll

Milan zhgënjen në festën e ditëlindjes

Milani nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola ndaj Genoas, në ndeshjen e luajtur në “San Siro”, që u parapri nga një festë e madhështore për 125-vjetorin e klubit.

Ashtu si në shumë ndeshje të tjera të këtij sezoni, loja e Milanit ishte shumë e lexueshme dhe skuadra kundërshtare ia doli të kontrollonte pa shumë vështirësi ofensivën e vendasve.

Kështu, sfida u mbyll me barazimin 0-0 që lë Milanin shumë larg zonës së Ligës së Kampioneve.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos