Andres Iniesta ka vendosur të tërhiqet nga futbolli i luajtur.
Legjenda spanjolle diçka të tillë do ta njoftojë zyrtarisht me datën 8 të këtij muaji, datë që përkon edhe me numrin ikonit të tij ndër vite, shkruan A2 CNN.
Andres Iniesta ka fituar thuajse çdo trofe të mundshëm, përveç Topit të Artë.
Me fanellën e Barcelonës ia doli të fitojë 4 Champions League, 3 Kupa Bote për klube, 9 tituj kampion, 3 Superkupa të Evropës, 6 Kupa të Mbretit dhe 7 Superkupa të Spanjës. Ndërkohë jo vetëm kaq, pasi fitoi tituj bote edhe me Spanjën, ndërsa goli i tij ndaj Holandës në vitin 2010 do të mbahet mend gjatë, pasi iu dhuroi spanjollëve trofeun e Kupës së Botës. (A2 Televizion)