Muçi rikthehet titullar në Turqi, a do ta marrë një ftesë nga Kombëtarja?

Nga A2 CNN
30 Shtator 2024, 21:27 | Futboll

Muçi rikthehet titullar në Turqi, a do ta marrë një

Ernest Muçi është rikthyer titullar te skuadra e Besiktas në Turqi, e cila ka fituar këtë të hënë 0-3 në transfertë ndaj Kayserispor.

Sulmuesi shqiptar ka fituar besimin e trajnerit dhe ka dhënë kontributin e tij në një fitore me mjaftë vlera në këtë sfidë, e cila e ngjit ekipin e Besiktas në vendin e 2 me 3 pikë larg Galatasaray-t, shkruan A2.

Ky është një lajm i shkëlqyer për Muçin në prag të dy ndeshjeve të tetorit të Kombëtares, ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë në transfertë. Muçi mungoi në dy sfidat e shtatorit dhe tashmë me këtë ndeshje ndoshta e ka bindur Sylvinhon që ta rikthejë në grupin e kuqezinjve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos