
Vjen lajmi i mirë për trajnerin e Milanit, Massimiliano Allegri. Ardon Jashari është kthyer në stërvitje me kuqezinjtë, duke kryer një seancë stërvitore të personalizuar nën kujdesin e stafit teknik.
Mesfushori me origjinë shqiptare ende nuk ka debutuar me ekipin e ri në ndeshje zyrtare, ndërsa ka luajtur vetëm në miqësoret e muajit gusht, para se të dëmtohej.
Përveç mesfushorit shqiptar, edhe Pervis Estupinan është rikthyer në grup dhe pritet të jetë në dispozicion.
Këto rikthime janë një lajm i shkëlqyer për Allegrin, që tashmë mund të llogarisë në dy lojtarë të rëndësishëm për sfidën e radhës kundër Romës, e cila do të zhvillohet në “San Siro”, në kuadër të javës së dhjetë të Serie A.
(A2 Televizion)
