
U luajtën mbrëmjen e së mërkurës 3 duelet e vlefshme për javën e nëntë të Serisë A. Interi fitoi në shtëpi ndaj Fiorentinës me rezultatin 3-0.
Zikaltërit i shënuan të gjithë golat në pjesën e dytë, shkruan A2.
Çalhanoglu shënoi dy gola, ndërsa Sucic një tjetër për t'i dhënë ekipit të drejtuar nga Christian Chivu 3 pikët që e bashkojnë me Milanin në kuotën e 18 pikëve, në vendin e tretë të klasifikimit.
Rezultat pozitiv arriti edhe Torino e Asllanit dhe Ismajlit, që barazoi pa gola në transfertë ndaj Bolonjës.
Të dy lojtarët shqiptarë u aktivizuan nga stoli.
(A2 Televizion)
