Juventus zgjedh trajnerin e ri, sot zyrtarizimi

Nga A2 CNN
29 Tetor 2025, 14:02 | Futboll

Juventus zgjedh trajnerin e ri, sot zyrtarizimi

Luciano Spalletti është trajneri i ri i Juventusit dhe sonte do të ndjekë ndeshjen kundër Udineses, ndërsa nesër pritet të zyrtarizohet në stolin e ekipit italian.

Ish-trajneri i Napolit dhe Italisë është një zgjedhje që ka ngjallur reagime të forta mes tifozëve bardhezinj.

Spalletti ka arritur marrëveshjen me “Zonjën e Vjetër” deri në qershor të vitit 2026 dhe kontrata do të rinovohet automatikisht edhe për dy sezone të tjera, me një rritje të lehtë page (aktualisht 3 milionë euro në sezon plus bonuse), në rast se ekipi arrin kualifikimin në Champions League, shkruan A2.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos