UEFA Nations League, vajzat kuqezi mundin Qipron dhe sigurojnë qëndrimin Ligën B

Nga A2 CNN
29 Tetor 2025, 18:16 | Futboll

UEFA Nations League, vajzat kuqezi mundin Qipron dhe sigurojnë

Kombëtarja shqiptare e vajzave ka arritur një fitore të madhe në ndeshjen e dytë play-out ndaj Qipros, duke triumfuar me rezultatin e pastër 3-0 Arenën Kombëtare.

Pas ndeshjes së parë të përfunduar 3-2 në favor të Qipros, vajzat kuqezi e kishin të qartë se detyra e tyre ishte vetëm fitore.

Shqipëria e nisi ndeshjen mjaft mirë duke dominuar që në minutat e para. Krasniqi dhe Begallo mbyllen pjesën e parë me avantazhin  2-0 ndërsa Kapitenia Megi Doçi vulosi fitoren në minutën e 67-të, duke ekzekutuar me saktësi një 11-metërsh.

Me këtë fitore, kombëtarja shqiptare siguron qëndrimin në Ligën B dhe në edicionin e ardhshëm të Nations League do të luajë sërish në grupet e kësaj lige. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos