
Tirana ka pësuar një humbje të rëndë në kryeqytet, ku u mund 1-4 nga Elbasani.
Verdhezinjtë me këtë fitore u kthyen përsëri mes skuadrave pretendente për kreun e kampionatit shqiptar.
Tirana pësoi dy gola në 10 minutat e fundit të pjesës së parë, ku u duk e shpërfytyruar, shkruan A2.
Bardheblutë rihapën ndeshjen me sulmuesin Tabekou në pjesën e dytë.
Por, verdheblutë goditën dy herë të tjera për të vulosur suksesin 4-1. (A2 Televizion)
