Argjentina vuan kundër Ekuadorit, i duhen penalltitë për të kaluar në gjysmëfinale

Nga A2 CNN
5 Korrik 2024, 08:40 | Futboll

Shumë emocione në çerekfinalen e parë të Kupës së Amerikës. Argjentina respekton parashikimet dhe kalon për në gjysmëfinale, por duhen penalltitë për të mundur Ekuadorin.

Koha e rregullt përfundoi 1-1, me Lisandro Martinez që shënoi për bardhekaltërit. Ekuadori humbi një penallti në minutën e 62-të me Ener Valencia, por shënoi në minutën e 91-të me Rodriguez, duke barazuar rezultatin.

Në serinë e 11-metërshave, Messi humbi gjithashtu penallti, por Argjentina kaloi në gjysmëfinale pas dy gabimeve të ekuadorianëve dhe tani do të presë kundërshtarin që do të dalë nga çerekfinalja Kanada-Venezuelë.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos