Arritja fantastike e ekipit spanjoll, rikthim në Champions pas 21 vitesh

Nga A2 CNN
12 Maj 2026, 23:54 | Futboll

Arritja fantastike e ekipit spanjoll, rikthim në Champions pas 21 vitesh

Real Betis mposhti Elchen për të siguruar një vend në Champions League sezonin e ardhshëm, pas 21 vitesh mungesë.

Golat e Cucho Hernandez dhe Fornals i dhanë fitoren 2-1 ekipit nga Sevilla, shkruan A2.

Tre pikët e së martës bëjnë që Betis të sigurojë vendin e pestë dhe të fundit që të dërgon në kompeticionin më të rëndësishëm për klube në Europë.

Me 57 pikë, Betis është i pakapshëm nga vendi i gjashtë i renditjes së kampionatit spanjoll, që mbahet nga Celta Vigo.

Ekipet e tjera të La Liga-s që do të marrin pjesë në sezonin e ardhshëm të Champions League janë Barcelona, Real Madrid, Villarreal dhe Atletico Madrid. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos