Kategoria Superiore jep verdiktet: Vllaznia e mbyll si kryesuese

Nga A2 CNN
10 Maj 2026, 18:19 | Futboll

Kategoria Superiore jep verdiktet: Vllaznia e mbyll si kryesuese

Kategoria Superiore luajti javën e 36 dhe të fundit. Vllaznia mposhti Flamurtarin dhe e mbylli në vendin e parë kampionatin e rregullat, pasi Tirana mundi Elbasanin me rezultatin 1-3. 

Me këtë fitore, bardheblutë e mbyllën kampionatin në vendin e gjashtë, me 44 pikë, duke shpëtuar nga rënia një kategori më poshtë.

Në duelet e tjera, Vora fitoi me Bylisin 5-2, duke dërguar ballshiotët në Kategorinë e Parë, shkruan A2, e duke e mbyllur vetë në vendin e shtatë.

Në sfidën tjetër, Teuta triumfoi 3-2 ndaj Egnatias, me durrsakët që e shohin veten në vendin e tetë, në “play out”, ku do të përballen me fituesin e çiftit Pogradeci-Besa për qëndrimin në Superiore.

“Final 4” do të përbëhet nga 4 skuadra, Vllaznia, Elbasani, Egnatia dhe Dinamo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos