Napoli humb në shtëpi dhe shtyn kualifikimin në Champions, Rrahmani luan 90 minuta

Nga A2 CNN
11 Maj 2026, 23:22 | Futboll

Napoli humb në shtëpi dhe shtyn kualifikimin në Champions,

Napoli ka shpërdoruar një mundësi të artë për të siguruar matematikisht pjesëmarrjen në Champions League edicionin e ardhshëm.

Ekipi i Amir Rrahmanit është mundur në mënyrë të papritur në shtëpi nga Bologna me rezultatin 2-3, shkruan A2

Skuadra e Antonio Contes u godit shpejt nga golat e Bernardeschit dhe Orsolinit.

Di Lorenzo shkurtoi diferencën në fundin e pjesës së parë, ndërsa goli i Alison Santos në startin e fraksionit të dytë barazoi gjithçka.

Por, në fund ishte Rowe i cili me një “gërshërë” spektakolare dërgoi sferën në rrjetë për t’i dhënë Bolonjës tre pikët e duke lënë Napolin në vendin e dytë, por vetëm 2 pikë para Juventusit dhe 3 para Milanit e Romës, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje nga përfundimi i kampionatit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos