
Në javën e 36 të Premier League, Arsenal mundi West Ham 1-0 dhe riktheu epërsinë prej 5 pikësh ndaj Manchester City, i cili ka luajtur një ndeshje më pak.
Goli që afron Arsenalin edhe më shumë pranë titullit erdhi në minutën e 83-të, me goditjen e Trossard nga brenda zonës që përfundoi në rrjetë.
Në minutën e 95-të, Wilson shënoi për të barazuar rezultatin, por goli u anulua pas një rishikimi në VAR për një faull ndaj portierit Raya.
(A2 Televizion)