Napoli mposht Milanin dhe ngjitet në vendin e dytë. Kuqezinjtë mbyllin garën për titull

Nga A2 CNN
6 Prill 2026, 23:37 | Futboll

Napoli mposht Milanin dhe ngjitet në vendin e dytë. Kuqezinjtë

Napoli ka triumfuar në përballjen direkte ndaj Milanit, duke marrë një fitore të rëndësishme 1-0 që e ngjit në vendin e dytë në renditjen e Serisë A, raporton ACNN. Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte arriti të sigurojë tre pikët falë një goli të shënuar në pjesën e dytë nga Matteo Politano, që rezultoi vendimtar për fatin e takimit.

Ndeshja ishte e luftuar dhe me raste nga të dyja skuadrat, por ishin “të kaltrit” që treguan më shumë konkretësi në momentet kyçe. Me këtë sukses, Napoli konsolidon pozitën në vendin e dytë dhe tashmë ndodhet 7 pikë larg kryesuesve të Interit, duke mbajtur gjallë shpresat për një mbyllje sa më pozitive të sezonit.

Në krahun tjetër, humbja rëndon pozitat e Milanit në garën për titull. Në përfundim të ndeshjes, trajneri Massimiliano Allegri pranoi se objektivi për të fituar kampionatin tashmë duket i paarritshëm për skuadrën e tij.

Mendoj se tashmë kemi hequr dorë nga gara për scudetto-n. Interi ka një epërsi prej 9 pikësh ndaj nesh dhe Napoli është ngjitur në vendin e dytë”, u shpreh Allegri, duke pranuar realitetin e vështirë për “kuqezinjtë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos