
Egnatia ka arritur një fitore historike përballë Teutës, pasi për herë të parë ia ka dalë të mposhtë durrsakët në Rrogozhinë, në Kategorinë Superiore.
Një gol i shënuar nga Albaneze në fundin e pjesës së parë i dha tre pikët rrogozhinasve, duke i shkaktuar humbjen e parë të këtij sezoni në kampionat Teutës, shkruan A2.
Në ndeshjen tjetër të kampionatit shqiptar, Bylisi ka mposhtur Vorën me rezultatin 2-1. Edhe pse me një lojtar më pak nga minuta e 17, ballshiotët fituan me golat e Ëalison dhe Sanogo.
Me këtë fitore, Bylis del nga zona e ftohtë e klasifikimit, ndërsa Vora mbetet një pikë më lart se ballshiotët.
(A2 Televizion)
