Ramadani dhe Berisha titullarë, nuk frenojnë dot kryesuesit e Serisë A

Nga A2 CNN
29 Tetor 2025, 08:50 | Futboll

Ramadani dhe Berisha titullarë, nuk frenojnë dot kryesuesit e

Napoli ka triumfuar në transfertë përballë Lecces së shqiptarëve Ylber Ramadani dhe Medon Berisha,

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 9 të Serisë A, të dy lojtarët e Kombëtares shqiptare ishin titullarë dhe sfida e zhvilluar në stadiumin “Via del Mare” përfundoi me shifrat 0-1, shkruan A2.

Golin e vetëm e shënoi mesfushori Frank Anguissa. Futbollisti kamerunas e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 69 të sfidës.

Pas kësaj fitoreje, Napoli “blindon” kreun e renditjes, teksa momentalisht udhëheq i vetëm me 21 pikë. Në krahun tjetër me vetëm 6 pikë pas 9 ndeshjesh, Lecce mban vendin e 16 në klasifikim.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos