UEFA Women’s Cup, Vllaznia fiton ndeshjen e parë ndaj rivalit ukrainas

Nga Dea Kozma
12 Shtator 2025, 11:37 | Futboll

UEFA Women’s Cup, Vllaznia fiton ndeshjen e parë ndaj rivalit

Vllaznia e futbollit të vajzave fitoi 2-0 ndeshjen e parë përballë ekipit ukrainas Kolos Kovalivka.

Takimi në “Loro Boriçi”, i vlefshëm për turin e parë të UEFA Women’s Cup, u dominua nga kuqeblutë që zotëruan mirë topin dhe mbyllën hapësirat për kundërshtarin. Shkodranet kaluan shpejt në avantazh. E përhershmja Megi Doçi zhbllokoi rezultatin në minutën e 14, duke realizuar një gol të bukur, shkruan A2.

Ende pa mbaruar pjesa e parë Vllaznia dyfishoi shifrat falë një autogoli të Solomkha që vulosi edhe fitoren 2-0 në këtë sfidë të parë.

Ndeshja e kthimit, e parashikuar të luhej në Ukrainë, për shkak të luftës atje do të zhvillohet sërish në Shkodër.

Pas fitores në takimin e parë, Vllaznia është shumë afër kualifikimit në raundin e dytë të UEFA Women’s Cup duke vijuar rrugëtimin e tyre në këtë kompeticion të ri europian pas eleminimit nga Champions League. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos