I vunë eksploziv në banesë, objektivi nipi i ish- zv.prokurorit të përgjithshëm

Nga Igli Çelmeta
19 Dhjetor 2025, 11:49 | Kronikë

I vunë eksploziv në banesë, objektivi nipi i ish- zv.prokurorit

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur gjatë natës në zonën e Selitës në Tiranë, ku iu vu eksploziv në banesë një 39-vjeçari. A2 CNN mëson se 39-vjeçari, Dritan Jano është nipi i Thoma Janos, ish-zëvendësprokuror i përgjithshëm për pjesën e përgjimeve.

Ndërsa bashkëshortja e 39-vjeçarit Dorina Jano rezulton se është një nga Administratorët e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshme.

Dritan Jano prej vitesh është punonjës në Drejtorinë e Metrologjisë në Tiranë, raporton A2 CNN.

Policia po heton të gjitha pistat, një ndër to edhe për shkak të detyrës së familjarëve të Dritan Janos. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos