Atalanta mund Romën dhe shkon drejt Champions

Nga A2 CNN
13 Maj 2024, 10:26 | Futboll

Atalanta mund Romën dhe shkon drejt Champions

Atalanta mposhti Romën 2-1 në një ndeshjen direkte për t’u kualifikuar në edicionin e ardhshëm në Champions League.

Skuadra e teknikut Gasperini, me një orë dominim në fushë, shënoi dy herë me De Ketelaere, në harkun e dy minutave.

Bergamaskët kishin dhe mundësi të tjera për të thelluar dhe më shumë rezultatin pasi u ndalën dy herë nga shtylla.

Megjithatë Roma nga ana tjetër nuk ishte dorëzuan dhe rihapi takimi me rastin e parë. Një penallti që u shndërrua në gol nga kapiteni Pellegrini bëri që kryeqytetasit të besonin deri në fund por nuk ja dolën dot.

Pas këtij rezultati është Bologna dhe Juventus, nga shtëpia, që tani mund të festojnë kualifikimin e tyre në Uefa Champions League sezonin e ardhshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos