Atletico Madrid dhe Real Madrid dhuruan një derbi dramatik. "Los Blancos" deri në minutat e fundit ishin duke fituar, por bardhekuqtë reaguan dhe shënuan në sekondat e fundit.
Militao ishte lojtari që i dha avantazhin Realit në pjesën e dytë pasi goditja e tij u devijua nga Llorente dhe nxori jashtë loje portierin Oblak.
Menjëherë pas golit, ultrasit e Atletico Madrid hodhën sende në drejtim të portierit të Realit, Thibaut Courtois.
U desh ndërhyrja e trajnerit Diego Simeone dhe kapitenit Koke për t'i qetësuar por gjithsesi gjyqtari ndërpreu ndeshjen për 10 minuta.
Atletico Madrid luftoi deri në fund dhe Correa në minutën e 96 shënoi golin e barazimit. (A2 Televizion)