Pas 6 barazimeve në po aq ndeshje në këtë start të ngadaltë të Superligës, Tirana e Bledi Shkëmbit ka arritur fitoren e parë.
Bardheblutë kanë shijuar tre pikët e parë pasi mposhtën Skënderbeun me rezultatin 2-1 në sfidën që u luajt mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania”.
Ndeshja nisi më mirë për Skënderbeun që gjeti dhe golin me Rashicën.
Sulmuesi shënoi në minutën e 38-të të sfidës për ti çuar korçarët në dhomat e zhveshjes me avantazhin 1-0.
Pjesa e dytë nisi vrullshëm për Tiranën, me të besuarit e Shkëmbit që besuan dhe përmbysën takimin në falë dopietës së Prengajt në minutat 46’ dhe 72’.
Me këtë fitore, Tirana shkon në kuotën e 9 pikëve, në vendin e shtatë, ndërsa Skënderbeu renditet një vend më poshtë me vetëm 7 pikë. (A2 Televizion)