I dyti radhazi, Seferi abonohet me golin në Turqi

Nga A2 CNN
29 Shtator 2024, 20:34 | Futboll

I dyti radhazi, Seferi abonohet me golin në Turqi

Përshtatja me futbollin turk për Taulant Seferin duket thuajse perfekte. Sulmuesi i kombëtares, që u transferua te Bodrumspori në merkaton e kësaj vere, ka gjetur golin e dytë në Superligën turke, në të dytën ndeshje radhazi.

Seferi shënoi në minutën e 53-të të ndeshjes që Bodrumspor po luan në shtëpi përballë Adana Demirspor, duke çuar rezultatin në 2-0 për ekipin e tij.

Bomberi nga Kumanova e ka nisur sfidën si titullar së bashku me mbrojtësin kuqezi Arlind Ajeti dhe luajti një rol kyç për Bodrumspor, që e mbylli sfidën me një fitore 3-1.

Ndërkohë, në radhët e kundërshtarëve u aktivizua si titullar mesfushori i Kombëtares U-21, Arda Kurtulan. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos